Padi penale për personin që kërcënoi Zaevin

Maqedonia

Padi penale për personin që kërcënoi Zaevin

Më: 9 shkurt 2018 Në ora: 22:27
Zaevin

MPB do të ngrit padi kundër një personi i cili përmes “Facebook”-ut, ka kërcënuar me vdekje kryeministrin Zoran Zaev.

Deri më tani janë zbuluar gjashtë vepra penale ndaj kryetarit të Qeverisë, ata janë të dokumentuara, me të dhëna adekuate nga Prokuroria publike.

Në pajtim me kompetencat ligjore, në periudhën e kaluar janë dokumentuar dhe përpunuara tridhjetë raste në të cilën, përgjatë rrjeteve sociale, dhe ushtrues të funksioneve shtetërore, u është rrezikuar siguria, si dhe rastet kur u është cenuar e drejta personale.

“Si rast më karakteristike janë detektuar gjashtë vepra penale për kërcënim nda kryeministrit të RM-së, të njëjtat janë dokumentuar me njoftime adekuate deri tek Prokuroria.

MPB-ja informon se për të gjitha rastet veprohet njëjtë për të gjitha kërcënimet dhe cenimi i sigurisë së qytetarit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat