MPPS: Trajtim falas për fëmijët me autizëm

Maqedonia

MPPS: Trajtim falas për fëmijët me autizëm

Më: 10 shkurt 2018 Në ora: 08:48
Foto ilustrim

Fëmijët me spektër të autizmit të moshës nga 2 deri në 9 vjet, nga familjet e rrezikuara sociale do të marrin trajtim dhe terapi të hershme njëvjetore pa pagesë.

Trajtimi do të bëhet në Qendrën për terapi “Në botën time” në Shkup, ndërsa mundësohet nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, në bashkëpunim me Shoqatën “Në Botën Time”, me mbështetje financiare nga Ministria e Jashtme e Bullgarisë.

“Ky projekt është tejet i rëndësishëm, pasi ka pako sociale dhe ata që nuk kanë mundësi për dhoma me censor do të mund t’i shfrytëzojnë te qendra në fjalë. Po ashtu qëllimi ynë është që t’i përkrahim shërbimet ekzistuese sociale në RM dhe në qytetin e Shkupit”,- deklaroi ministrja e punës dhe politikës sociale, Milla Carovska.

“Autizmi nuk është sëmundje por gjendje. Fëmijët e tillë janë të veçantë që kanë nevojë për trajtim special që e ofron Qendra e terapisë me censor”,- tha ambasadori i Bullgarisë në RM, Ivan Petkov.

Në bashkëpunim me sektorin joqeveritar, përveç në komunën e Aerodromit, projekti pritet të realizohet edhe në Tophanë të komunës së Çairit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat