OBRM-PDUKM: Qeveria e LSDM-së nuk e ka ndërmend të respektojë vlerat demokratike

Maqedonia

OBRM-PDUKM: Qeveria e LSDM-së nuk e ka ndërmend të respektojë vlerat demokratike

Më: 10 shkurt 2018 Në ora: 10:51
OBRM-PDUKM

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM sot përmes një komunikate thekson se dhjetra maqedonas patriotë për më shumë se tre muaj janë viktima të përndjekjes politike dhe terrorizmit të shpikur.

Ata kërkojnë nga institucionet të mos keqpërdorin pushtetin dhe siç thonë të fabrikojnë procese politike.

“Gjykata duhet të jetë në mbrojtje të ligjshmërisë dhe në pjatim me Kushtetutën dhe Ligjet, pa dallim të presioneve me të cilat ballafaqohet. Qeveria e LSDM-së me paraburgimin e gjithë atyre që nuk u pajtuan me politikat destruktive të Zoran Zaevit, tregoi se nuk ka qëllim t’i respektojë vlerat demokratike”, thonë nga ORBM-PDUKM.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat