Maqedoni, 15 emigrantë presin të kthehen në Greqi

Maqedonia

Maqedoni, 15 emigrantë presin të kthehen në Greqi

Më: 10 shkurt 2018 Në ora: 12:21
Foto ilustrim

15 emigrantë nga Pakistani, Shri Lanka dhe Avganistani, për momentin ndodhen në qendrën tranzite pranuese “Vinojug” në Gjevgjeli, ku janë vendosur pasi u kapën nga policia kufitare duke tentuar të futen në territorin e Maqedonisë.

Sipas informacioneve nga policia kufitare, mungojnë 59 emigrantë, ndërsa situatën e cilësojnë si të qetë dhe stabile.

Nga ana e Njësisë rajonale të Qendrës për Shëndet Publik në Gjevgjeli, pas hetimeve të rregullta në qentrën “Vinojug” është konstatuar se emigrantët janë vendosur në kontejnera për qëndrim.

Sipas vlerësimeve, higjiena në qendrën tranzite është në nivel të kënaqshëm i dhe ka mirëmbajtje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat