Maqedoni, Analistët, Greqia më e hapur në drejtim të publikimit të bidesimeve

Maqedonia

Maqedoni, Analistët, Greqia më e hapur në drejtim të publikimit të bidesimeve

Më: 10 shkurt 2018 Në ora: 15:16
ilustrim

Pala greke në takime ka qenë më e hapur në drejtim të publikimit të bisedimeve, thonë kështu analistët dhe njohësit e rrethanave politike në vend. Është pikërisht ndërmjetësi Nimic ai i cili ka projektuar edhe mënyrën e plasimit të informacioneve, se cila palë do të jetë më transparente.

Pala maqedonase ka një këndvështrim ndryshe ndaj gjithë këtij procesi. Opsionet e publikuara nga Nimic dhe palët kontestuese, sipas Zhidas Daskallovski nga Qendra per Krijimin e Strategjive politike, vështirë se do të mund ta ruajnë indentitetin.

“Çfarëdo ndryshimi i emrit ,do të ketë ndikim se si si do të caktohen instiucionet vendore në marrëdhënie ndërkombatëre. Mund të ketë zgjidhje të problemit varësisht se si do të zhvillohen negociatat, ndoshta kur të hyjë në BE, varet  se si do të negociohet, janë çështjet që janë vendosur në tavolinë nga takimi me Nimicin dhe takimi me kryeminsitrat, të shohim cila do të jetë zgjidhja e fundit.  Kështu siç shkojnë punët nuk shihen mirë ruajtja e identitetit që shpesh vlerësohet si çështje kruciale në vitet e fundit”, tha Zhidas Daskallovski, nga qendra për krijimin e strategjive politike.

Mbetet të shihet se cili do të jetë hapi i ardhshëm nga takimet e palëve ditëve në vazhdim ndërkaq, për analistët, pa një kycje më të drejtëprdrejtë të SHBA-ve rëndë që do të gjendet një zgjidhje e pranueshme për të dyja palët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat