Allagjozovski: Punojmë intenzivisht për të gjetur zgjidhje për Arkivin Shtetëror

Maqedonia

Allagjozovski: Punojmë intenzivisht për të gjetur zgjidhje për Arkivin Shtetëror

Më: 10 shkurt 2018 Në ora: 15:22
Robert Allagjozovski

Punojmë intenzivisht që të gjejmë zgjidhje për problemin me hapësirat e Arkivit Shtetëror të Maqedonisë. Situata është e komplikuar.

Kështu është shprehur sot ministri i Kulturës, Robert Allagjozovski, i cili tha se edhe në ndërtesën e vjetër të Arkivit janë bërë rikonstruime.

“Bisedojmë intenzivisht që të shohim se cilat nga institucionet i përmbush kushtet për Arkivin. Në këtë kuptim drejtori i Arkivit dhe një pjesë e ministrave të qeverisë, punojnë në terren dhe shikojnë infrastrukturën si zgjidhje të përkohshme”, tha Allagjozovski.

Për momentin në pajtim me Ligjin për shpallje publike, ai tha se në rrjedhë janë procedurat e tenderëve ku duhet të zgjidhet ofruesi më i mirë.

Përndryshe, para disa ditëve në objektin ku ishte vendosur Arkivi Shtetëror i Maqedonisë për shkak të reshjeve të shiut, objekti pikonte dhe rrezikonte të punësuarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat