Ziadin Sela kërcënohet sërish me vdekje

Maqedonia

Ziadin Sela kërcënohet sërish me vdekje

Më: 10 shkurt 2018 Në ora: 16:52
Ziadin Sela

Pas kryeministrit maqedonas, Zoran Zaev edhe kreu i Aleancës për Shqiptarë, Ziadin Sela vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes me kërcënimet me vdekje nëpërmjet forumeve sociale.

“Kursum vo glava bi mu dal…plumb në ballë do ti jepja”, “Më e leverdishme të ishte likuiduar atëherë…”, “Duhet të vritet” janë disa nga kërcënimet që janë bërë në rrjetet sociale ndaj kreut të ASH-së.

Nga kjo parti thonë se nga rrjetet sociale kanë vërshuar kërcënime ndaj kryetarit të tyre, por nëse është ngritur kallëzim penal për kërcënimet ndaj Zaevit, atëherë policia të bëj punën e saj si për të gjithë.

MPB njoftoi se do të ngrejë padi penale kundër një personi që përmes Facebook-ut ka kërcënuar me vrasje kryeministrit Zoran Zaev.

Disa muaj më parë, Zijadin Sela ashtu si edhe Zaev u dhunuan brenda ambienteve të kuvendit nga përkrahës të Nikolla Gruevskit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat