Shoqatat e personave me nevoja të veçanta bashkohen në një subjetk juridik në Maqedoni

Maqedonia

Shoqatat e personave me nevoja të veçanta bashkohen në një subjetk juridik në Maqedoni

Më: 10 shkurt 2018 Në ora: 21:06
Ilustrim

Rreth 15 shoqata të cilat janë pjesë e iniciativës për të drejta të barabarta të personave me nevoja të veçanta, kanë sjellur vendim që të veprojnë si një subjekt juridik.

Gjatë konferencës së sotme për media, ku zyrtarizuan se tani më do të funksionojnë si një subjekt, thanë se në këtë mënyrë do ta kenë më lehtë që të vazhdojnë punën e tyre për të kërkuar përmbushjen e të drejtave për personat me nevoja të veçanta.

Suzana Stojanovska nga shoqata “Trisomija 21”, thotë se ata kërkojnë ndryshime thelbësore, të shqyrtohen rrënjësisht problemet me të cilat përballen kjo kategori e qytetarëve dhe të zgjidhen një herë e përgjithmonë.

Këto shoqata gjatë vitit të kaluar kanë mbajtur disa protesta para Kuvendit ku parashtruan këkresat e tyre nga ministritë kompetente dhe deputetët që t’u sigurohen analiza cilësore, terapi dhe kaudër profesional për fëmijët me nevoja të veçanta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat