Dy alpinistë nga Maqedonia gjenden të vdekur në Kajmakçalan

Maqedonia

Dy alpinistë nga Maqedonia gjenden të vdekur në Kajmakçalan

Më: 11 shkurt 2018 Në ora: 12:14
Foto ilustrim

Dy alpinistë nga Maqedonia mbrëmë janë gjetur të vdekur në Kajmakçalan, (vend malor në kufirin mes Maqedonisë dhe Greqisë).

Sipas Makfaks, bëhet fjalë për një vajzë dhe një djalë të moshës 26 dhe 35 vjeçare nga Maqedonia, të cilët janë gjetur të vdekur në orën 23:30.

Në vendin ku janë gjetur të vdekur ka pasur ekipe të shpëtimit dhe zjarrfikës, por terreni ka qenë i paarritshëm.

Sot zjarrfikësit do të tentojnë që të nxjerrin dy personat, ndërsa priten detaje nga organet kompetente.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat