Alpinistët në Kajmakçalan janë përballur me erë prej 150 kilometrave në orë

Maqedonia

Alpinistët në Kajmakçalan janë përballur me erë prej 150 kilometrave në orë

Më: 11 shkurt 2018 Në ora: 18:43
Kajmakçalan

Alpinistët të cilët u gjetën të vdekur në majën e malit Kajmakçalan, kanë pasur probleme serioze para se të ndodh tragjedia.

Grupi i atyre që u ngjitën deri në maje u përballën me erën e fortë prej 150 kilometrave në orë dhe temperatura prej – 20 gradë.

28-vjeçarja Kalina Velevska, së bashku me 35-vjeçarin A.M humbën jetën pasi mbetën të bllokuar në bjeshkën Nixhe.

 

#150kmph #minus20C #GodHelpUs

A post shared by Vlado Bosnjakovski (@vlado_ftw) on

Me ndihmën e helikopterit, 3 makinave dhe 13 personave nga shërbimet për shpëtim, dy trupat sot u nxorrën nga bjeshkët dhe u konstatua vdekja e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat