Zaev sot takohet me Erdoganin dhe Jëlldërëmin

Maqedonia

Zaev sot takohet me Erdoganin dhe Jëlldërëmin

Më: 12 shkurt 2018 Në ora: 09:20
Kryeministri Zoran Zaev

Kryeministri Zoran Zaev po qëndron për vizitë zyrtare në Turqisë, ku do të realizojë takime me kreun më të lartë shtetëror dhe qeveritar, ndërsa do të takohet edhe me përfaqësues të bashkësisë së biznesit në Turqi. Siç njoftoi Shërbimi për informim i qeverisë, Zaev në Turqi ka udhëtuar i shoqëruar nga ministra dhe deputet, ndërsa vizita fillon mbrëmë me darkën e organizuar nga Lidhja e Odave ekonomike dhe Bursave të Turqisë.

Sot, kryeministri Zaev do të pritet nga kryeministri i Turqisë, Binali Jëlldërëm të cilët do të mbajnë edhe një konferencë të përbashkët për shtyp. Gjatë kësaj vizite kryeministri Zaev është parashikuar të takohet edhe me kryetarin e Kuvendit Turk, Ismail Kahraman dhe me presidentin Rexhep Taip Erdogan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat