Shtip, tentim përdhunimi ndaj një 18 vjeçareje

Maqedonia

Shtip, tentim përdhunimi ndaj një 18 vjeçareje

Më: 12 shkurt 2018 Në ora: 11:09
Foto ilustrim

Më 11.02.2018 rreth orës 04:00 në Shtip, D.N.(40) nga Probilishti ka tentuar ta përdhunojë K.D (18) nga Shtipi. D.N. përmes SMS mesazheve e ka kërcënuar personin K.D. që nëse nuk shkon tek ai, atëherë D.N do të shkojë tek prindërit e saj dhe do t’i bëntë probleme serioze.

Pas kësaj, K.D shkoi tek D.M i cili u përpoq me forcë që ta detyronte të kryente marrëdhënie seksuale. Ai ia përplasi kokën në murë dhe shumë herë e qëlloi me grushta në kokë dhe në pjesët e trupit, por K.D. arriti që të ikte.

Mjekët i kanë kryer të gjitha kontrollat e nevojshme për K.D. ku konstatuan lëndime trupore. Në vendin e ngjarjes arritën forcat e ekipit të SPB-ës të Shtipit për veprimin e mëtutjeshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat