Një banor i Probishtipit ka tentuar që të përdhunojë një vajzë 18-vjeçare

Maqedonia

Një banor i Probishtipit ka tentuar që të përdhunojë një vajzë 18-vjeçare

Më: 12 shkurt 2018 Në ora: 11:19
Ilustrim

Një dyzetvjeçar D.N. nga Probishtipi dje në Shtip ka kryer përdhunim në tentativë ndaj K.D. (18) nga Shtipi.

Siç njoftoi MPB, incidenti ndodhi sot në mëngjes në orën 4:00, pasi që D.N përmes një mesazhi SMS dhe me kanosje se do të shkojë tek prindërit e saj dhe do t’i krijojë probleme serioze, e ka detyruar shtipianen që të vijë tek ai.

“Ajo ka shkuar tek ai dhe D.N. ka tentuar që me forcë ta detyrojë të jetë marrëdhënie seksuale. Ai e ka përplasur me kokë në mur dhe disa  goditje me grushte në pjesën e kokës dhe të trupit, por K.D. ka arritur që të shmanget”, citohet nga MPB.

Nga ana e mjekut është kryer vizitë ndaj K.D. dhe u konstatuan edhe lëndime trupore. Ekspertizë në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi i SPB të Shtipit. D.N është arrestuar dhe është mbajtur në SPB Shtip për procedurë të mëtejshme.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër D.N. do të parashtrohet kallëzim penal për shkak të ekzistimit të bazës së dyshimit për vepër të bërë penale “përdhunim në tentativë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat