Imer Selmani “selfie” me Zaevin?!

Maqedonia

Imer Selmani “selfie” me Zaevin?!

Më: 12 shkurt 2018 Në ora: 12:04
Imer Selmani me Zaevin

Ish-kryetari i DR-së, Imer Selmani është një nga figurat e mirënjohura të biznesit dhe politikës që vazhdon të ketë ndikimin e tij në skenën politike në Maqedoni.

Ai së fundi është parë bashkë me kryeministrin Zoran Zaev në Turqi, ku është ftuar si pjesë e komunitetit të biznesit.

“Biznesi dhe biznismenet ndertojne ura me te forta bashkpunimi mes Maqedonise dhe Turqise. Kryeministeri i Maqedonise Zoran Zaev udheheq delegacionin e Maqedonise.  Falemenderit qeverise Turke per mikpritjen”, ka shkruar Selmani në profilin e tij në facebook.

Derisa shumë zëra thonë për rikthimin e tij të mundshëm në politikë, kjo në disa raste është mohuar nga Selmani. Por siç mësohet Zaev shpesh takon politikanin më të votuar shqiptarë, për ta këshilluar për çështje politike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat