Lëvizja BESA: Është shfuqizuar një paralele në gjuhën shqipe në fshatin Vërtakicë

Maqedonia

Lëvizja BESA: Është shfuqizuar një paralele në gjuhën shqipe në fshatin Vërtakicë

Më: 12 shkurt 2018 Në ora: 14:42
Rexhep Memedi

Lëvizja BESA e akuzon kryetarin e Studeniçanit, Azem Sadikin se në shkollën e fshatit Vërtekicë, është shfuqizuar paralelja në gjuhën shqipe, sipas tyre, për shkak të arsyeve politike.

Kryetari i Studeniçanit, ashtu siç thonë nga BESA, e ka larguar nga puna mësuesin i cili nuk ka qenë me partinë e tij, kështu që në vend të dy paraleleve në gjuhën shqipe, tani nxënësit janë bashkuar në një paralele me më shumë nxënës nga gjeneratat e ndryshme.

Ka revoltë te qytetarët, prindërit nuk i lëshojnë nxënësit të shkojnë në shkollë për më shumë se tre javë.

Në paralele ka dy fëmijë prej të parën deri në klasën e pestë, ndërkaq tani numri është dyfishuar, që është në dëm të kualitetit të procesit arsimor.

E informojnë, Inspektoratin e Arsimit dhe kërkojmë nga ministrja e Arsimit, Renata Deskoska që ta shfuqizojë vendimin”, deklaroi deputeti Rexhep Memedi nga Lëvizja BESA.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat