Sipas mediave në Greqi, emri do të jetë ‘Gorna Makedonija’

Maqedonia

Sipas mediave në Greqi, emri do të jetë ‘Gorna Makedonija’

Më: 12 shkurt 2018 Në ora: 19:27
Ilustrim

Mediat në Greqi e quajnë të kryer marrëveshjen mes Greqisë dhe Maqedonisë. Takimi Nikolla Dimitrov-Nikos Kotzias më 15-16 shkurt është vetëm një takim vendosës për emrin e vendit që pala greke e quan Shkupi.

”Javë e rëndësishme për çështjen e Shkupit”, ”Marrëveshja po përshpejtohet, është sjellë vendimi për emrin”, ”Takim në Bruksel për ‘Gorna Makedonija”’, janë disa nga titujt e mediave në Greqi.

Gjithmonë sipas gazetarëve helen, në Greqi tashmë dihet se në takimin në Bruksel do të diskutohet vetëm për emrin e ardhshmëm të Maqedonisë dhe për detajet rreth ndryshimeve kushtetuese.

Përndryshe, kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev ka thënë para disa ditëve se një ndryshim i emrit me prefiks gjeografik do të ishte si propozim i pranueshëm për vendin. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat