Takimi Kotzias- Dimitrov, pritshmëritë janë të larta

Maqedonia

Takimi Kotzias- Dimitrov, pritshmëritë janë të larta

Më: 13 shkurt 2018 Në ora: 15:01
Kotzias- Dimitrov

Ashtu siç kemi njoftuar më herët, ministrat e Punëve të Jashtme të Greqisë dhe Maqedonisë, Nikos Kotzias dhe Nikolla Dimitrov, po qëndrojnë në Vjenë, për të vazhduar bisedimet rreth çështjes së emrit.

Mediat raportojnë se takimi ndërmjetësohet nga i dërguari i OKB-së, Matthew Nimetz.

Kanë kaluar tre orë nga fillimi i takimit, që do të thotë se çështja e emrit konsiderohet tejmasë prioritare për ta zgjidhur.

Ky është raundi i tretë i bisedimeve ndërmjet të dy shteteve, bisedime që kanë ngjallur shpresë dhe pritmshmëri të madhe se çështja e emrit do të zgjidhet pas 25 vitesh kontestim. Kryeministri Zaev tashmë ka njoftuar se janë të gatshëm të pranojnë një propozim që përfshinë përcaktim gjeografik të emrit të shtetit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat