Bilalli: PSP-ja të merret me rastin “Monstra”

Maqedonia

Bilalli: PSP-ja të merret me rastin “Monstra”

Më: 13 shkurt 2018 Në ora: 15:49
Arta Billali Zendeli

Prokuroria Speciale Publike (PSP) do të mbaj duart larg përfaqësimit të aktakuzës në rastin “Monstra” deri sa nuk miratohen ndryshimet në Ligjin për dëshmitarët e mbrojtur. Nga Specialja njoftuan shkurt se ka procedurë para-hetimore por çdo gjë tjetër mbetet besueshmëri e hetimit. Për mbrojtjen ishte e pa pritshme akuza e njëjtë por u shprehen optimist se deri në seancën e radhës nuk përjashtohet mundësia që në proces të kyçet edhe PSP-ja. Ekspertët komentojnë nevojën e kyçjes së ekipit të Katica Janevas në rigjykim. Juristja Arta Zendeli vlerëson se Specialja duhet të përfshihet në këtë rast pasi që provat dhe dëshmitarët e tyre do ta zbardhnin të vërtetën.

Për shkak se bëhet fjalë për një proces i cili do të rigjykohet dhe dëshira akoma ekziston se kjo lëndë duhet të ndiqet nga PSP, mendoj se kjo e fundit duhet të jetë më e vendosur në punën e saj pasi që gëzon një besim të madh në opinion, sepse pritet zgjidhja e rasteve. Duhet të kyçet në këtë rast sepse duam ta shohim të procedohet nga PSP dhe më këtë të arsyeton besimin të cilin e gëzon si institucion i cili më së miri mund të menaxhon me situatat kritike në sistemin e drejtësisë në vend – deklaroi Arta Billali Zendeli, Juriste.

Ditë më parë filloi rigjykimi i rastit “Monstra”. Prokurori Naum Panovski mbrojti të njëjtën aktakuzë, gjegjësisht atë për terrorizëm të shtruar nga ish Prokurorja Gordana Geshkovska. Seanca e djeshme u anulua për shkak të mos përfshirjes së të akuzuarit Sami Luta në akuzë bashkë me të akuzuarit e tjerë. Palët u pajtuan që rasti të rigjykohet në mungesë të dy të akuzuarve Alil Demiri dhe Afrim Ismailoviq. Mbrojtja në rigjykim fillimisht do të kërkojë veturën e dyshimtë Opel Omega, duke pritur në të njëjtën kohë që Specialja të zbardh të vërtetën e dëshmitarit të vetëm të mbrojtur në këtë rast. Më 24 nëntor të vitit kaluar më kërkesë të Prokurorisë Publike mbi dyshimet e hedhura ndaj akuzës për terrorizëm dhe mundësisë për rrethana të reja që mund të burojnë nga bisedat e përgjuara, Gjykata Supreme unanimisht vendosi për kthimin e lëndës në shkallën e parë. Për vrasjen e pesëfishtë në liqenin e Smillkovës në vitin 2012 me burg të përjetshëm u dënuan gjashtë persona: Alil Demiri, Haki Aizir, Fejzi Aziri, Sami Luta, Afrim Ismajloviq dhe Agim Ismajloviq. Nga akuza ishte liruar Rami Sejdii.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat