Gjendja e komunikacionit në Maqedoni

Maqedonia

Gjendja e komunikacionit në Maqedoni

Më: 14 shkurt 2018 Në ora: 10:06
Ilustrim

Komunikacioni në Maqedoni zhvillohet nëpër rrugë me lagështi. Në vendet më të larta malore ka prani të mbetjeve të dëborës nëpër korsi, edhe pas pastrimit të rrugëve nga shërbimet kujdestare.

Të reshura bore ka në Kriva Pallankë, Stracin, Kodër të Diellit, Pavleshnicë dhe Kullë.

Në kalimin malor Gjavatë dhe Presekë është hequr ndalesa për lëvizjen e automjeteve të rënda. Përsëri është ndërprerë komunikacioni në rrugën Mavrovë-Dibër, për shkak të ortekut të dëborës.

Ndalesë për automjetet e rënda ka për në drejtimet rrugore Strugë-Qafëthanë, Mavrovë-Dibër. Në rrugën Tetovë-Kodër të Diellit ka ndalesë për lëvizjen e automjeteve të rënda dhe autobusëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat