Gjobitet kompania “Prodis” në Bunarxhik, nuk e plotësoi kuotën e punësimeve

Maqedonia

Gjobitet kompania “Prodis” në Bunarxhik, nuk e plotësoi kuotën e punësimeve

Më: 14 shkurt 2018 Në ora: 14:06
“Prodis”

Kompania farmaceutike “Prodis” duhet të paguaj mbi 150 mijë euro dëmshpërblim për shkak të obligimeve të paplotësuara nga marrëveshja për investim në Zonën Tregtare Zhvillimore Ekonomike (ZTZHE) Shkupi 1, në Bunarxhik.

Zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski në konferencë shtypi sqaroi se kompania sipas marrëveshjes ka detyrim që për një vit të punësojë më së paku 100 persona.

Boshnjakovski tha se sipas të dhënave që i kemi, në këtë kompani ishin të punësuar vetëm 40 persona në këtë periudhë. Për këtë arsye Agjencia për investimet e huaja filloi procedurën për vjeljen pagesave për shkak të aktivizimit të dënimeve të marrëveshjes për këto dy vite.

Kompania “Prodis” është investim i kompanisë farmaceutike ruse “Protek Grup”, në Maqedoni në të cilën prodhohen barna homeopatike, prodhime organike dhe joorganike si dhe disa lloje çaji. Kjo kompani u hap në nëntor të 2012-tës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat