Qeveria nuk përfill rekomandimet e Komisionit Evropian për ATO-në

Maqedonia

Qeveria nuk përfill rekomandimet e Komisionit Evropian për ATO-në

Më: 15 shkurt 2018 Në ora: 00:27
Qeveria e Maqedonise

Qeveria nuk do të heqë dorë nga posti i zv.drejtorit në Agjencinë Teknike Operative, organit që do të formohet për ndjekjen e përgjimeve, edhe pse një gjë e tillë është kërkuar nga Komisioni Evropian. Zv. Kryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani konfirmon se grupi ekspert i KE-së ka kërkuar që Agjencia të ketë vetëm drejtor. Megjithatë Osmani zotohet se një ndryshim i këtillë në propozim-ligj nuk do të mbështetet nga ana e tyre.

Osmani përsërit se përfaqësimi etnik qoftë në pozitat udhëheqëse ose edhe në strukturat e brendshme është i domosdoshëm, si obligim kushtetues dhe që të mos lejohen burime të mos-besimit ndërmjet dy komuniteteve. Propozim ligji për ndjekjen e përgjimeve dhe ai për Agjencinë Teknike Operative është në procedurë parlamentare.

Ai madje është edhe pjesë diskutimi e grupeve të punës mes LSDM-së dhe OBRM-PDUKM-së për miratimin e ligjeve që kanë të bëjnë me reformat, por nuk ka informacione mbi mbarëvajtjen e këtyre diskutimeve. Propozimi parashikon që drejtori dhe zv.drejtori i Agjencisë të zgjidhen nga Kuvendi me 2/3 e votave, të jenë nga radhët e ekspertëve dhe të zgjidhen me kritere të njëjta.

Krerët e dikasterit të Brendshëm disa herë janë shprehur të bindur që pas formimit të Agjencisë Teknike Operative, përgjimet nuk mund të keqpërdoren.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat