Organizatat qytetare në Maqedoni do të formojnë rrjet për qëndrueshmëri financiare

Maqedonia

Organizatat qytetare në Maqedoni do të formojnë rrjet për qëndrueshmëri financiare

Më: 15 shkurt 2018 Në ora: 09:25
Ilustrim

Mbi 70 organizata qytetare do të formojnë një rrjet për qëndrueshmëri financiare, në kuadër të projektit “Ndryshime për qëndrueshmëri” që financohet nga Bashkimi Evropian.

Qëndrueshmëria finansiare konsiderohet të jetë sfidë më e madhe për organizatat qytetare, kurse ndryshimi i ligjeve të kësaj sfere pritet të sjellë ndërtimin e një ambienti më të favorshëm për një qëndrueshmëri të këtillë.

Rrjeti do të përfaqësojë ndryshime të favorshme dhe ndryshime ligjore në trajtimin tatimor të organizatave qytetare, lehtësime tatimore për donacione dhe mbështetje dhe lidhje me statusin e organizatave me interes publik, sistemin e përllogaritjes për organizatat jofitimprurëse, si edhe statusin e këtyre organizatave si punëdhënës dhe për mbështetjen e punësimit në sektorin qytetar përmes masave aktive për punësim.

Në mbledhje do të prezantohen edhe konkluzionet e analizave të para për Ligjin për përllogaritje për organizatat jofitimprurëse e përgatitur nga Qendra për politikë tatimore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat