Karaxhoski: Nuk do të shkarkohen gjykatësit, lajmet janë të rrejshme

Maqedonia

Karaxhoski: Nuk do të shkarkohen gjykatësit, lajmet janë të rrejshme

Më: 15 shkurt 2018 Në ora: 14:35
Kryetari i Këshillit gjyqësor, Zoran Karaxhoski

Kryetari i Këshillit gjyqësor, Zoran Karaxhoski deklaroi sot se raportimet për shkarkim të shumë gjykatësve janë vetëm lajme të rrejshme.

Ai deklaroi se duhet të bëhet dallim në mes të parashtresës, apo ankesës dhe të kërkesës për shkarkim.

Karaxhoski theksoi se në Këshillin gjyqësor kanë ardhur 217 ankesa dhe parashtresa nga qytetarët për persona juridik, për punën e gjykatësve ose kryetarëve të gjykatave.

Gjithsej pesë kërkesa janë për vërtetësi të përgjegjësisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat