Këto janë harxhimet në tendera të Ministrive të arsimit, shëndetësisë dhe bujqësisë në Maqedoni

Maqedonia

Këto janë harxhimet në tendera të Ministrive të arsimit, shëndetësisë dhe bujqësisë në Maqedoni

Më: 15 shkurt 2018 Në ora: 14:36
Ilustrim

Ministritë e Shëndetësisë, Arsimit dhe Bujqësisë në tre vitet e fundit më së shumti kanë harxhuar për prokurime publike, ndërsa nga tenderët e shpallur, më së shumti kanë përfituar kompanitë ndërtimore “Granit”, “Rapid Bild”, “Bauer BG”, “Beton”, firma farmaceutike “DR Panovski”, si edhe firma për derivate “Pucko Petrol”.

Në perudhën kohore 12 janar, 2015 – 12 shkurt, 2018, Ministria e Shëndetësisë shpalli tendera me vlerë prej 105,447 milionë euro. Pas saj radhitet Burimet Energjetike të Maqedonisë me 84,076 milionë euro.

ELEM ka harxhuar 72,850 milionë euro në tendera, pastaj Ministria për Bujqësi me 54,605 milionë euro, Ministria për Arsim me 47,2 milionë euro, Bashkia e Shkupit me 42,754 milionë euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat