VMRO-ja akuzon pushtetin për presione ndaj administratorëve

Maqedonia

VMRO-ja akuzon pushtetin për presione ndaj administratorëve

Më: 15 shkurt 2018 Në ora: 21:28
VMRO

VMRO-DPMNE-ja akuzon partinë në pushtet se po bën presione ndaj të punësuarve në administratën publik. Nga opozita maqedonase thonë se Maçevski publikisht ka pranuar se LSDM-ja ka larguar nga puna të gjithë të punësuarit përkohësisht.

“Reforma e vetëme në administratë që e zbaton LSDM-ja dhe Qeveria e Zoran Zaevit, është punësimi i kuadrove partiake. Administrata as që punon lirshëm, as që është imune ndaj presioneve”, thonë nga VMRO-DPMNE-ja.

Ata më tej shtojnë se administrata është bërë vatër e nepotizmit dhe e punësimeve familjare.

“Nëse kjo është administratë profesionale dhe cilësore, atëherë LSDM ka problem me realitetin”, shtojnë nga VMRO-DPMNE-ja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat