Javën e ardhshme Kuvendi i Maqedonisë i hap dyert për qytetarët

Maqedonia

Javën e ardhshme Kuvendi i Maqedonisë i hap dyert për qytetarët

Më: 16 shkurt 2018 Në ora: 19:19
Kuvendi i Maqedonisë

Më 23 shkurt, Kuvendi i Maqedonisë do t’i hap dyert për qytetarët e vendit, të cilët duhet që të paraqiten në numrin telefonik 02/3182-227, ose përmes e-mail adresës: [email protected].

Më së voni, paraqitja duhet të bëhet pesë ditë para ditës së vizitës.

Kjo paraqet një mundësi të mirë për qytetarët që të shohin brendinë e Kuvendit dhe të marrin përgjigje për pyetjet e tyre.

Qytetarët kanë mundësi që ta vizitojnë Kuvendin çdo të premte të fundit të muajit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat