Carovska:Të hënën do të dihen përgjegësit për dhunimin e 13 vjeçares

Maqedonia

Carovska:Të hënën do të dihen përgjegësit për dhunimin e 13 vjeçares

Më: 16 shkurt 2018 Në ora: 22:33
Carovska

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Mila Carovska ka thënë se të hënën do të dihet kush është përgjegjës dhe kush do të marrë përgjegjësinë për rastin e abuzimit seksual me vajzën 13-vjeçare, që ishte nën mbrojte të institucionit publik për fëmijët me probleme sociale "25 maj".

“Përgjegjësi do të ketë pasiqë të hënën komisioni do të jep rekomandimet dhe do të veprojë në bazë të tyre, nuk ka mundësi askush mos mbajë përgjegjësi”, ka thënë Carovska në emisionin debativ Top tema në TV Telma.

Vajza, e raportuar nga media se ishte përdhunuar dhe ka ngelur shtatzënë, kurse pastaj ka abortuar, është aktualisht në Çiçino Sello në Komunën e Sarajit dhe me të punojnë njerëz nga Klinika Psikiatrike në Shkup.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat