Bekim Sali i quan sabotues njerëzit e Kasamit: Ditën me ne, natën tek armiqtë tanë!

Maqedonia

Bekim Sali i quan sabotues njerëzit e Kasamit: Ditën me ne, natën tek armiqtë tanë!

Më: 16 shkurt 2018 Në ora: 23:32
Bekim Sali

Kryetari i ri i Lëvizjes BESA në Çair, Bekim Sali i ka quajtur sabotues njerëzit e Bilall Kasamit që gjatë zgjedhjeve të fundit kanë punuar për BDI-në.

“Ju të gjithë që jeni këtu e dini mirë se ne në zgjedhjet e fundit lokale u përballëm me pushtetin, me dy parti, me shumë kriminelë e me shumë mafiozë, bile edhe me disa sabotues të brendshëm, që ditën rrinin te ne e natën shkonin të armiqtë tanë. Dhe, gjithë këtë e bëmë që t’i sjellim të mira Çairit tonë dhe arritëm ta shënojmë një fakt historik: ne i mundëm ata”, theksoi Sali.

Sipas tij, dega e Çairit është edhe më e fortë seç ka qenë edhe në fillim.
“Ka ndodhur një spastrim, një katarzë, që na ka bërë më të fortë dhe na dhënë një mësim të mirë – Besnik bëhu, por mos i beso secilit!. Ne do të vazhdojmë të punojmë, do të vazhdojmë të besojmë dhe do të vazhdojmë të sakrifikojmë edhe kur të na tradhtojnë, edhe kur na luftojnë, edhe kur na shpifin, edhe kur na shajnë.”, theksoi stomatologu Sali.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat