Carovska: Të hënën do të dihen përgjegjësit për dhunimin e 13-vjeçares

Maqedonia

Carovska: Të hënën do të dihen përgjegjësit për dhunimin e 13-vjeçares

Më: 17 shkurt 2018 Në ora: 16:33
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Mila Carovska

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Mila Carovska, në emisionin “Top Tema” në TV Telma ka thënë se të hënën do të dihen kush janë përgjegjësit për rastin e abuzimit seksual me vajzën 13-vjeçare, që ishte nën mbrojte të institucionit publik të fëmijëve me probleme sociale “25 maji”.

“Përgjegjësi do të ketë pasi të hënën komisioni do të jep rekomandimet dhe do të veprojë në bazë të tyre, nuk ka mundësi askush të mos mbajë përgjegjësi”, tha Carovska.

Për 13-vjeçaren në medua u raportua se është përdhunuar, ka ngelur shtatëzënë dhe më pas ka abortuar.

Ajo aktualisht ndodhet në Çiçino Sello në Komunën e Sarajit dhe nën mbikqyrjen e specialstëve nga Klinika Psikiatrike Shkup.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat