Dorën në zemër për guximin e Zaevit

Maqedonia

Dorën në zemër për guximin e Zaevit

Nga: Sulejman Mehazi Më: 17 shkurt 2018 Në ora: 21:10
Sulejman Mehazi

Të gjorët maqedonas kanë ra në hall me identitetin e tyre nacional e shtetëror: herë maqedonas antikë, herë sllavë, herë Aleksandar Veliki, herë Ilirida, ndo Qirill Pejqinoviq e ndo Kliment Ohritski e Goce Delçev; më parë Gërçka Makedonija, më vonë Serpska Banovina, pastaj Titova Makedonija, e mëpastaj FYROM(Bifsha Jugosllavenska Dërzhave). Tani bërdava shumska dërzhave Gorna Makedonija pa përkthyer në asnjë gjuhë tjetër, sikur të ishte përkthyer do bëhej Sharena Makedonija me gjitha këto përkthime:
Upper Macedonia, anglisht;
Haute Macedonie, frengjisht;
?ber Macedonien, gjermanisht;
?νω Μακεδον?α, greqisht;
Yukar? Makedonya, turqisht;

Dorën në zemër për guximin e Zaevit që pranon ndërrimin e emrit me Gorna Makedonija pa mos u përkthyer në gjuhët të tjera botërore.
I mençur është Zaevi, për mendimin tonë, kryeministri më i mençur gjatë 28 viteve të demokracisë, jo vetëm të kësaj republike, por edhe të shteteve ballkanike.
Derisa gjithë udhëheqësit politikë të shteteve të Europës Juglindore, ballkanike, shqiptarë, serb e grek përpiqen të integrohen në institucionet më të larta europiane, në NATO e BE me forcën e krenarisë dhe ashpërsisë nacionale, Zaevi bën të kundërtën, siguron e forcon shtetësinë territoriale, gjeografike tokësore me Gorna Makedonija për të ruajtur e mosprekur kush rreth e për qark. Shqiptarët mundohen ta forcojnë kombin, Zaevi me mençuri forcon me tapi politike gjeografikisht shtetitin e tij. Bravo i qoftë, tani e tutje do ta votojnë edhe më shumë popullata shqiptare në Gorna Makedonija!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat