Drejtori i Qeverisë Zaev porosit makinë luksoze, ja çmimi (Dokument)

Maqedonia

Drejtori i Qeverisë Zaev porosit makinë luksoze, ja çmimi (Dokument)

Më: 18 shkurt 2018 Në ora: 17:10
Ilustrim

Inspektorati Shtetëror për Bujqësi ka blerë makinë të re luksoze me vlerë mbi 32 mijë euro, edhe pse kryeministri Zoran Zaev vazhdimisht përsërit masat e kursimeve.

Sipas një marrëveshje të publikuar nga Press24, Jane Stankoski që është ushtrues detyre në postin e drejtorit ka arritur marrëveshje me një kompani për blerjen e makinës së re, me ç’rast gjithçka ishte realizuar deri në fund të vitit të kaluar.
Nuk dihet se çfarë tipi të makinës ka porositur drejtori i këtij Inspektorati, por dihet vetëm se fitues dhe ofertues i vetëm ishte kompania Josifov, që merret me shitjen e makinave të tipit Skoda.

Vetëm pak ditë më parë edhe kryetari i ri i vjetër i Dibrës, Ruzhdi Lata ka shijuar luksin duke porositur Tuareg të ri me vlerë mbi 40 mijë euro.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat