Propozime të padrejta për ndryshimin e emrit Kushtetues të Maqedonisë

Maqedonia

Propozime të padrejta për ndryshimin e emrit Kushtetues të Maqedonisë

Më: 18 shkurt 2018 Në ora: 20:56
Ilustrim

Kërkesa e intelektualëve shqiptarë në lidhje me kontestin për emrin kushtetues të shtetit të Maqedonisë me Greqinë, është kërkesë e arsyeshme, e drejtë dhe e argumentuar shkencërisht.

Përmes kësaj kërkese shpaloset njëherësh edhe e vërteta historike e fshehur dhe falsifikuar në dëm të shqiptarëve, sidomos pas vitit 1913 dhe gjatë ish regjimit komunist. Kjo kërkesë do të kontribuojë për të ardhmen tonë më të mirë, demokratizimin e shoqërive në shtetet e rajonit, lirinë dhe barazinë mes këtyre popujve fqinjë, forcimin e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare.

Shumica e partive opozitare, organizata joqevritare, qindra mijëra qytetarë grekë, të frymëzuar dhe përkrahur edhe nga Kisha ortodokes greke dhe nga Akademia greke e shkencave, organizojnë demonstrata e protesta nëpër qytetet më të mëdha të vendit, sidomos në Athinë e Selanik, në mbrojtje të një kauze të padrejtë përmes kontestit të emrit kushtetues të Maqedonisë.

Gjithashtu, shumë qytetarë maqedonas në organizim të disa partive opozitare dhe shoqatave ,,atdhetare” protestojnë pa ndërprerë nëpër rrugët e Shkupt; zërin e tyre e kanë ngritur edhe me qindra intelektualë maqedonas, si dhe shumë organitata në emigracion, për mbrojtjen e emrit të shtetit, ndërsa shumica e shqiptarëve, sidomos e partive politike, shoqata të qytetrëve, politikanë dhe intelektualë, heshtin për këtë çështje. Emri i Maqedonisë, më tepër se çdokujt tjetër u takon shqiptarëve, sepse janë i vetmi popull autokton në këto hapësira, por edhe si emër i shtetit, sepse është shtet edhe i shqiptarëve, më tepër se i çdokujt tjetër.

Propozimet për ndryshimin e emrit kushtetues të Maqedonisë, me një emër të ri me përcaktim gjeografik, si: „Maqedonia e Epërme“ dhe „Maqedonia Veriore“, hapin probleme të reja dhe pretendime territoriale ndaj shteteve fqinje të Maqedonisë, Shqipërisë dhe Bullgarisë, nuk e paraqesin realitetin historik dhe etnik të brendshëm të këtij shteti, dhe si të tilla janë të papranueshme për shqiptarët vendës në Maqedoni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat