Kotzias do të vijë së shpejti në Maqedoni

Maqedonia

Kotzias do të vijë së shpejti në Maqedoni

Më: 19 shkurt 2018 Në ora: 11:39
Nikos Kotzias

Shefi i diplomacisë greke do të vijë në Maqedoni. Këtë lajm e bënë të ditur televizioni grek Alfa.

Kotzias për herë të parë do të fluturojë drejtë Maqedonisë, pas ndryshimit të emrit të aeroportit, nga ”Aleksandri i madh” në ”Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit”.

Ai në Maqedoni do të duhet të qëndrojë vetëm 24 orë ku do të bisedohen disa nga detajet e kontestit të emrit mes dy shteteve.

Detajet e mbetura sipas tij do të jenë rreth Kushtetutës së Maqedonisë, e cila duhet të përditësohet nga epilogu i diskutimit rreth emrit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat