Mjegull dhe borë në Maqedoni

Maqedonia

Mjegull dhe borë në Maqedoni

Më: 19 shkurt 2018 Në ora: 14:19
Ilustrim

Dukshmëri të zvogëluar për shkak të dukurisë së mjegullës prej 50 deri 60 metra ka në drejtimin rrugor fshati Gajre – Kodër e Diellit dhe prej 80 deri 100 metra në grykën malore Pletvar, informon Lidhja AutoMoto e Maqedonisë.

Komunikacioni në vend po zhvillohet nëpër rrugë të lagështa. Reshje të borës me intensitet të dobët vërehen në Stracin, Mavrovë, Krushevë dhe në grykat malore Gjavatë dhe Pletvar, por për momentin nuk paraqesin pengesë për zhvillimin e komunikacionit.

Në disa drejtime të caktuara rrugore, të cilat kalojnë nëpër gryka malore është e mundur dukuria e shembjeve të imëta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat