Deskoska: Borxhet nuk mund të kthehen për një vit

Maqedonia

Deskoska: Borxhet nuk mund të kthehen për një vit

Më: 19 shkurt 2018 Në ora: 16:28
Renata Deskoska

Joreale është të pritet se borxhet që janë shtresuar dhjetë vite dikush do të mund t’i kthejë për një vit. Shumë shkolla kanë llogari të bllokuara dhe borxhe të trashëguara, por buxheti i MASH-it është i limituar, deklaroi sot ministrja e Arsimit dhe Shkencës Renata Deskoska.

Problem më i madh është borxhi për energjinë e shpenzuar elektrike. Po tentojnë tha ajo të bëjnë riprogramim të borxhit që do të thotë marrëveshje për pagesë të shtyrë të borxheve që të mos ketë ç ‘kyçje të energjisë elektrike në shkolla dhe në konviktet për studentë.

“Por problem është edhe dakordimi i tillë sepse një numër i madh i llogarive të shkollave dhe konvikteve të studentëve janë bllokuar. Kjo do të thotë se sapo të vijnë mjete në llogaritë e tyre, ato shlyhen në pajtim me prioritetet e kërkesave që kanë ekzistuar. Qeveria ka bërë rritje të bllok-shtesës që t’i rrisë mjetet që u paguhen komunave për shlyerjen e shpenzimeve. Disa herë vitin e kaluar u lëshuam mjete konvikteve për studentë me qëllim që të paguajnë një pjesë të borxheve të tyre. Shohim se gjithkund ku do të lirohen mjete t’i dedikojmë për pagesën e borxheve të mbetura. Po është joreale të pritet se të gjitha borxhet do të paguhen këtë vit”, theksoi Deskoska duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve gjatë vizitës së SHF “Goce Dellçev” në Qendër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat