Hiqet dogana për importimin e akumulatorëve, kompania polake askund

Maqedonia

Hiqet dogana për importimin e akumulatorëve, kompania polake askund

Më: 19 shkurt 2018 Në ora: 16:35
Ilustrim

Edhe pse kaluan gati tre muaj që kur qeveria e hoqi doganën e importit të baterive të litium-jonit, ende nuk ka detaje nëse dhe kur do të investojë në vendin tonë, kompania polake e cila u theksua si alibi për një masë të tillë.

Në nëntor kur qeveria hoqi taksën doganore, e cila më parë ishte 15 për qind, prej atje thanë se ajo është bërë me kërkesë të një investitori potencial nga Polonia që do të prodhonte autobusë elektrik dhe motoçikleta. Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Koço Angjushev thotë se negociatat me kompaninë ende vijojnë.

"Më 6-7 mars do ta vizitojmë kompaninë në Poloni dhe pastaj do t’ju tregojë hapat specifike" – tha Koço Angjushev, Zëvendëskryeministër për çështje Ekonomike.

Gjatë heqjes së doganave nga Ministria e Ekonomisë informuan se bëhet fjalë për harmonizim me rregullat e BE-së, ku tatimi mbi importet e baterive është zero për qind. Megjithatë, ky vendim i qeverisë ka shkaktuar dyshime në opinion, pasi që kompania e vetme që importon bateri dhe i instalon në automjetet elektrike është “Brako” nga Velesi, ku ka kapital pronësie, Zv/kryeministri Angjushev. Ai mori pjesë sot në nënshkrimin e një marrëveshje me kompaninë gjermane VIK që do të investojë gjashtë milionë euro në zonën e Prilepit, ku do të prodhojë makina për kafe. Ajo, ashtu si kompanitë e tjera në ZZHTI dhjetë vjet do të përjashtohet nga tatimi mbi të ardhurat dhe tatimi personal, si dhe nga tarifat doganore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat