Nxënësit vazhdojnë bojkoti në shkollën në fshatin Vërtekicë

Maqedonia

Nxënësit vazhdojnë bojkoti në shkollën në fshatin Vërtekicë

Më: 19 shkurt 2018 Në ora: 17:38
Ilustrim

Nxënësit e shkollës fillore “Mustafa Kemal Ataturku” në fshatin Vërtekic, tashmë 5 javë vazhdojnë me bojkotimin e procesit arsimor.

Prindërit refuzojnë t’i dërgojnë fëmijët e tyre në shkollë për shkak të largimit nga puna të një mësuesi dhe krijimin e paraleleve të kombinuara, ku në një klasë mësojnë nxënës të kombinuar që nga klasa e parë deri tek klasa e pestë.

Nga Komuna e Studençanit thonë se vendimi i tillë erdhi si rezultat i numrit te vogël të nxënësve në këtë shkollë.

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Renata Deskovska, thotë se janë të informuar për problemin, dhe për këtë janë dërguar inspektor në terren për të analizuar situatën e krijuar dhe për të marrë vendimin e duhur.

"Është dërguar shkresë deri tek Inspektorati Shtetëror i Arsimit, i cili tani më është në terren dhe do të jap vlerësim nëse bëhet fjalë për procedurë ligjore ose jo, duke marrë parasysh se tani bëhet fjalë për vazhdimin e vitit shkollor, dhe në bazë të saj ne do të veprojmë. Pra jemi të njoftuar për problemin dhe organet përkatëse janë në terren" – deklaroi Renata Deskoska, Ministre e Arsimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat