Fillon zgjedhja e anëtarëve të rinj në KSHZ

Maqedonia

Fillon zgjedhja e anëtarëve të rinj në KSHZ

Më: 20 shkurt 2018 Në ora: 09:35
KSHZ

Pas skandalit që e zbuloi Jess Baily, ambasadori i SHBA-ve në Maqedoni për anëtarët e KSHZ-së që kishin marrë paga të majme dhe bonuse tjera, sot Kuvendi i Maqedonisë do të rishikojë kërkesën që të lejojë konkursin për zgjedhjen e anëtarëve të rinjë të KSHZ-së.

Antonio Milloshoski ka parashtruar kërkesën që Kuvendi të rishikojë vendimin rreth zgjedhjes së anëtarëve të rinj.

E njejta kërkesë do të shqyrtohet sot kurse Kuvendi do të duhet të votojë që të hapet procedura e kandidimit për anëtarë të rinj.

Përndryshe, anëtar i vetëm në KSHZ ka mbetur anëtarja e Lëvizjes Besa e cila nuk ka qenë e përfshirë në ndarjen e pagave të dyfishta dhe bonueve të majme. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat