Maqedonasit heqin tabelat, nuk ka më "Aleksandri maqedonas”

Maqedonia

Maqedonasit heqin tabelat, nuk ka më "Aleksandri maqedonas”

Më: 20 shkurt 2018 Në ora: 13:21
Ilustrim

Autoritetet maqedonase po heqin tabelat nga autostrada, e cila deri kohë më parë mbante emrin “Aleksandri maqedonas”.

Ndryshimi i emrit është pjesë e lëshimit të qeverisë së Zoran Zaevit ndaj autoriteteve greke para fazës kyçe të bisedimeve rreth emrit.

Emri i sunduesit antik do të hiqet edhe nga Aeroporti i Shkupit.

Heqja e tabelave me emrin “Aleksandri i Madh” ka nisur nga autostrada, e cila nga Shkupi dërgon drejt kalimit kufitar Tabanovc, transmetojnë mediat maqedonase.

Tabelat me emrin e ri të kësaj autostrade “Miqësia” ende nuk kanë arritur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat