Kuvendi me ndihmë nga Zvicra do të përmirësojë efikasitetin

Maqedonia

Kuvendi me ndihmë nga Zvicra do të përmirësojë efikasitetin

Më: 20 shkurt 2018 Në ora: 17:40
Funksionimi më efektiv dhe gjithëpërfshirës i Kuvendit

Funksionimi më efektiv dhe gjithëpërfshirës i Kuvendit, përforcim të plotë institucional dhe avancim të funksionit të tij legjislativ dhe mbikëqyrës, si dhe afrim me qytetarët, organizatat e shoqërisë civile dhe grupet e margjinalizuara, ka për qëllim Memorandumi për bashkëpunimin dhjetëvjeçar midis Zvicrës dhe Maqedonisë të cilin e firmosën sot Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi dhe zëvendëssekretarja shtetërore e Punëve të Jashtme të Zvicrës, Kristina Marti Lang.

“Nënshkrimi i këtij Memorandumi është edhe një vërtetim për përpjekjet e udhëheqjes së Kuvendit në drejtim të përforcimit të rolit dhe kapaciteteve të tij, avancimin e sundimit të së drejtës dhe përafrimit me standardet e punës dhe rezultatet e parlamenteve të shteteve anëtare të BE”, deklaroi Xhaferi pas nënshkrimit të Memorandumit.

Ai shtoi se nëpërmjet Memorandumit do të sigurohet mbështetja teknike dhe institucionale e përpjekjeve të Kuvendit që të miratojë ligje më cilësore dhe më mirë t’i përdorë burimet publike për nevojat e qytetarëve.

Marti Lang theksoi se ky Memorandum i vë themelet e bashkëpunimit të ardhshëm i cili është në drejtim të mbështetjes së Kuvendit në përforcimin e kapaciteteve të tij.

“Shpresoj se ky bashkëpunim do të japë kontribut kryesor për përforcim të kapaciteteve të Kuvendit të Maqedonisë për t’u siguruar se ai do t’i përfaqësojë interesat e qytetarëve të vet”, theksoi Lang.

Faza përgatitore e projektit do të jetë nga 1 korrik 2018 deri më 30 prill të vitit 2019 dhe do të përfshijë donacion nga 350 mijë franga zvicerane, ndërsa në 11 e gjysmë vitet në vijim donacioni i përgjithshëm për Kuvendin do të kapë një donacion prej 11 milionë frangash zvicerane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat