Qeveria mbajti seancën e 55-të

Maqedonia

Qeveria mbajti seancën e 55-të

Më: 20 shkurt 2018 Në ora: 20:22
Kuvendi i Maqedonise

Në seancën e saj të 55-të, Qeveria e Maqedonisë e shqyrtoi dhe e miratoi “Strategjinë për reforma për administratë publike për periudhën 2018-2022” dhe e pranoi Planin e veprimit për zbatimin e strategjisë.

Siç theksojnë nga pres-shërbimi për informim, duke u nisur nga njëri prej prioriteteve kryesore strategjike që ka të bëjë me administratën publike se Qeveria e Republikës së Maqedonisë do të punojë në krijimin e administratës profesionale dhe efikase, llogaridhënëse dhe transparente, e cila do të sigurojë shërbime cilësore për qytetarët dhe sektorin e biznesit dhe do t’i mbrojë të drejtat e tyre, reformat në administratën publike në kuptimin më të gjerë që do të thotë reformë në sferat prioritare, krijimin e koordinimeve politike, shërbimin publik dhe menaxhimin me resurset njerëzore, përgjegjësinë, llogaridhënien dhe transparencën, shërbime publike dhe IKT mbështetje të administratës, si dhe në menaxhim me financat publike.

Ministria e Financave e prezantoi informacionin për seancën e parë të Këshillit për konfirmimin me financat publike, me Propozim Planin e veprimit për zbatimin e Programit për reformë të udhëheqjes me financa publike për vitin 2018. Qeveria ishte njoftuar se Këshilli për menaxhim me financa publike e ka miratuar listën e koordinuesve të emëruar me prioritet dhe liderë me masa nga Programi për reformë të udhëheqjes me financa publike dhe se kjo seancë e shqyrtoi dhe e miratoi Projekt planin e veprimit për zbatimin e Programit për reformë të udhëheqjes me financa publike për vitin 2018 dhe vendosi e njëjta si propozim i planit të veprimit të sillet në miratim deri te Qeveria e RM-së përmes Ministrisë së Financave.

Qeveria e Republikës së Maqedonisë e shqyrtoi dhe miratoi Informacionin për vazhdimin e fushatës për matje të potencialit të energjisë së erës në Republikën e Maqedonisë. Informacioni konfirmon se fuqi e përgjithshme e instaluar mund të arrijë 150MË.

Duke pasur parasysh faktin se deri më sot janë instaluar 72 MË, Qeveria konkludoi se është e arsyeshme të vazhdohet me fushatën matëse për vërtetimin e lokaliteteve të ardhshme të volitshme me potencial të energjisë së erës e cila garanton prodhim të pagueshëm të energjisë elektrike.

Me propozim të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, siç theksohet në kumtesë, Qeveria sot e shqyrtoi informacionin për mbrojtje dhe avancim të të drejtave punëtore  përmes marrëveshjes kolektive të të punësuarve në policinë pyjore.

Qeveria e miratoi tekstin e ri të Informacionit për nënshkrim të Memorandumit për mirëkuptim mes Qeverisë së Republikës së Turqisë dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim në fushën e ujërave në pjesën e mbështetjes për ndërtim të hidrosistemeve të reja.

Në seancën e sotme Qeveria e shqyrtoi dhe vërtetoi Propozim-ligjin për ndihmë juridike falas, me vendim që të dërgohet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë në miratim.

Qeveria e shqyrtoi dhe vërtetoi Propozim-ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për menaxhim elektronik dhe mori vendim që ta dorëzojë në Kuvend për procedurë të mëtutjeshme.

Qeveria e shqyrtoi Informacionin për Propozim Strategjinë për teknologji informatike-komunikuese në jurisprudencë. Me zbatimin e IKT vendimeve dhe sistemeve në pajtim me standardet evropiane dhe ndërkombëtare, qëllimi do të jetë që të rritet  qasja dhe shfrytëzimi i lehtë i shërbimeve juridike për të gjithë shfrytëzuesit, të përmirësohet cilësia e të dhënave, mbrojtja dhe siguria, si dhe bashkëpunimi me sistem tjera juridike, institucionet e Bashkimit Evropian, vendet-anëtare të saj dhe organizatat ndërkombëtare.

Qeveria e shqyrtoi tekstin e ri të Informacionit për ndërtim të teleferikut nga Kozle deri në Vodno të Mesme, për periudhën nga 1 korriku deri më 31 dhjetor të vitit 2017 dhe i detyroi Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve, Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe Qytetin e Shkupit të marrin vendim për vendosmërinë e këtij projekti, qëndron në kumtesën e pres-shërbimit qeveritar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat