Strazhë, ndalesë për mjete të rënda transportuese për shkak të reshjeve të borës

Maqedonia

Strazhë, ndalesë për mjete të rënda transportuese për shkak të reshjeve të borës

Më: 20 shkurt 2018 Në ora: 20:23
Strazhe

Në qafën malore Shtrazë për shkak të reshjeve të borës nga ora 19:10 është vendosur ndalesë për qarkullim të mjeteve të rënda transportuese.

Më herët LAMM deklaroi se komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet kryesisht në rrugë të lagështa, ndërsa reshje të lehta të borës ka në Kodrën e Diellit, Shtrazë, Mavrovë, Krushevë, Bukovë, Gjavatë, Pletvar dhe Presekë.

Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar, ndërsa në pikat kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi. Ky informacion ka të bëjë vetëm për anën e pikave kufitare të Maqedonisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat