Hiqen tabelat me emrin “Aleksandri i Madh”

Maqedonia

Hiqen tabelat me emrin “Aleksandri i Madh”

Më: 21 shkurt 2018 Në ora: 10:37

Autoritetet maqedonase po heqin tabelat nga autostrada, e cila deri kohë më parë mbante emrin “Aleksandri maqedonas”.

Ndryshimi i emrit është pjesë e lëshimit të qeverisë së Zoran Zaevit ndaj autoriteteve greke para fazës kyçe të bisedimeve rreth emrit. Emri i sunduesit antik do të hiqet edhe nga Aeroporti i Shkupit.

Heqja e tabelave me emrin “Aleksandri i Madh” ka nisur nga autostrada, e cila nga Shkupi dërgon drejt kalimit kufitar Tabanovc, transmetojnë mediat maqedonase.Tabelat me emrin e ri të kësaj autostrade “Miqësia” ende nuk kanë arritur./

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat