Nevojat mujore financiare tejkalojnë rrogën mesatare në Maqedoni

Maqedonia

Nevojat mujore financiare tejkalojnë rrogën mesatare në Maqedoni

Më: 21 shkurt 2018 Në ora: 10:43
Ilustrim

Një familjes katëranëtarëshe në Maqedoni në muajin janar i janë dashur 32.354 denarë (526 euro) për t’i plotësuar nevojat themelore mujore.

Kështu thotë shporta minimale sindikale e përgatitur nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM).

Më shumë para, ose 13.354 denarë janë të nevojshme për ushqime dhe pije, 10.487 denarë janë të nevojshme për harxhime komunale dhe mirëmbajtje të shtëpisë.

2.289 denarë janë të nevojshme për higjienë personale dhe shtëpiake, ndërsa 2.349 euro janë të nevojshme për transport. Pjesa e mbetur shfrytëzohet për veshje, shëndetësi dhe veprimtari kulturore. Rroga mesatare neto është 23.196 denarë (377 euro).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat