Apeli pranoi disa ankesa dhe refuzoi disa të tjera për të burgosurit për dhunën në Kuvendin e Maqedonisë

Maqedonia

Apeli pranoi disa ankesa dhe refuzoi disa të tjera për të burgosurit për dhunën në Kuvendin e Maqedonisë

Më: 21 shkurt 2018 Në ora: 13:06
Dhuna në Kuvendin e Maqedonisë

Tv Telma raporton se të parburgosurve, Bogdan Ilievski, Boris Damkovski, organizatorë të protestave “Për Maqedoni të Përbashkët”, si edhe deputetit Ljuben Arnaudov, u është pranuar ankesa.

Gjykata e Apelit ka vendosur që t’ua ndryshojë masën e paraburgimit në burg shtëpiak, si edhe t’ua merr pasaportat.

Përveç tyre, Apeli i ka lënë në burg shtëpiak dhe ua ka marrë pasaportat Jane Çentos, Ivan Cvetkovskit dhe Oliver Radullovit.

Apeli vendosi vazhdim të paraburgimit për Mitko Çavkovin, Goran Angellovskin, Ilija Sllavevskin, burg shtëpiak për Johan Tarçullovskin. Ankesat janë refuzuar edhe për Sasho Markovskin dhe Vilijam Mihallovskin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat