Bujar Osmani nga Berlini: Gjermania me mbështetje të fuqishme për ligjin e gjuheve!

Maqedonia

Bujar Osmani nga Berlini: Gjermania me mbështetje të fuqishme për ligjin e gjuheve!

Më: 21 shkurt 2018 Në ora: 19:19
Bujar Osmani

Zv/kryeministri për Çështje Evropaine, Bujar Osmani i cili gjendet në vizitë zyrtare nëGjermani bashkë me kryeministrin Zoran Zaev jep lajme të mira nga Berlni zyrtarë. Sipas tij kancelarja Merkel i ka dhënë mbështetje të fuqishme Maqedonisë edhe për ligjin e gjuhëve.

“Gjermania me mbeshtetje te fuqishme per ligjin e gjuheve!” ka shkruar Osmani

Osmani pas takimit me kancelaren Merkel u takua edhe me presidentin Shtajnmear.

“Në kuadër të vizitës në Gjermani, mbajtëm takim të rëndësishëm edhe me Presidentin e Republikës Federale Gjermane, Frank Valter Shtajnmaer. Morëm zotime se Gjermania mbetet mike e Maqedonisë dhe mbështetëse e fuqishme e aspiratave tona evropiane dhe euro- atlantike” thotë Osmani pas takimit me Presidentin Shtajnmaer.

Ndryshe Osmani është shqiptari i parë nga Maqedonia i cili është takuar me kancelaren Merkel dhe me Presidentin e Republikës Federale Gjermane, Frank Valter Shtajnmaer. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat