Taravari mbetet pa kompetenca në fushën e arsimit

Maqedonia

Taravari mbetet pa kompetenca në fushën e arsimit

Më: 22 shkurt 2018 Në ora: 14:10
Arben Taravari

Dje pasdite i janë marrë kompetencat kryetarit të komunës së Gostivarit në fushën e arsimit.

Arben Taravari për 9 muaj nuk do të ketë të drejtë të bëjë emërime dhe shkarkime të drejtorëve të shkollave fillore dhe të mesme komunale. 

Kështu  informoi ministrja e Arsimit Renata Deskoska. Ajo duke iu përgjigjur pyetjes së deputetit Syrija Rushiti se pse ministria po punon nën presionin e BDI-së, tha se arsyeja për këtë është se Taravari nuk ka respektuar rregullat ligjore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat