Administrata publike e Maqedonisë do të mbetet pa rroga nëse nuk regjistrohen të gjithë të punësuarit

Maqedonia

Administrata publike e Maqedonisë do të mbetet pa rroga nëse nuk regjistrohen të gjithë të punësuarit

Më: 22 shkurt 2018 Në ora: 15:51
Ilustrim

Nuk do të ketë rroga për administratorët publike të vendit nëse ata nuk regjistrohen në sistemin informatik. Institucionet kanë afat prej tre muajsh që ta plotësojnë regjistrin.

Deri në fund të muajit mars do të dihet saktë numri i të punësuarve në sektorin publik.

Rrogat nuk do të jepen nëse të dhënat në regjistrin e sistemit informatik nuk do të përputhen me llogarinë e kompenzimit mujor. Drejtoresha e Drejtorisë për të Ardhura Publike (DAP), Sanja Llukarevska thotë se verifikimi do të bëhet në mënyrë automatike gjatë dorëzimit të llogarisë për rroga në sektorin publik.

Sipas saj, Mospërputhja do të tregojë se kush nuk është i regjistruar dhe punëdhënësi i sektorit publik do të duhet të bëjë regjistrimin.

Nga 1.303 institucione në sektorin publik, 259 nuk i janë regjistruar burimet njerëzore; 170 nuk kanë sistematizim aktiv, kurse 86 edhe pse e kanë sistematizimin, nuk kanë bërë axhurimin e të dhënave për punëtorët.

Nga Ministria për Shoqëri Informatike dhe Administratë Publike (MSHIAP) thonë se edhe pas dy vitesh, numri i plotë i të punësuarve në administratë nuk dihet, edhe pse për programin janë dhënë 2,1 milionë euro, program që del se nuk është dizajnuar si duhet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat