“Transporter”, të akuzuarit mohojnë fajin

Maqedonia

“Transporter”, të akuzuarit mohojnë fajin

Më: 22 shkurt 2018 Në ora: 16:54
Ish kryetari i komunës së Manastirit, Vladimir Talevski

Ish kryetari i komunës së Manastirit, Vladimir Talevski, dhe ish drejtorët e shkollave dhe transportuesit, të akuzuar në lëndën “Transportuesi” mohojnë të jenë fajtorë për shpërdorim të detyrës me transportin falas të nxënësve. Në seancën e sotme thanë se aktakuza kundër tyre është e pabazë dhe se nuk e kanë keqpërdorur detyrën zyrtare. I akuzuari Gjorgji Tashkovski theksoi se në procedurat për zbatimin e furnizimeve nuk kanë marrë pjesë drejtorët e shkollave, e as që i kanë ditur kushtet, kush merr pjesë në to e as me çfarë çmimesh. 

Ai theksoi se Specialja e akuzon për veprime gjatë periudhës prej vitit 2013-të dhe 2014-të, ndërsa ai ka qenë i shkarkuar nga posti i drejtorit që në vitin 2012-të. Shumica e drejtorëve pohonin se nuk kanë pasur qasje në dokumentacionin e tenderimit, e as në ofertat. Kanë firmosur dhe kanë vënë vulat në kontratat në të cilat nuk është shënuar çmimi. Por, ish kryetari i akuzuar i Manastirit, Talevski shprehet se kjo nuk është e vërtetë, meqë numri i nxënësve ka qenë i ndryshueshëm.

"Në esencë, lëshimin e ka bërë ai që e ka kryer ekspertizën. Gjenerata e parë e nxënësve është transportuar dhe kjo është shumë e caktuar, që është fituar me tender, numrin e nxënësve e kanë treguar drejtorët. Por, vitin e ardhshëm, në shtatorin e ardhshëm vjen një gjeneratë e tërë e nxënësve të rinj, që ekspertët nuk i kanë parë gjatë ekspertizës. E kjo për PSP-në është një arsye e madhe e cila ua jep të drejtën të thonë se shumat e paguara nuk janë për transport të nxënësve ose është tejkaluar numri dhe nëse janë këto fatura fiktive dhe manipulojnë me shifrat", tha i akuzuar në rastin “Transportuesi”, Vladimir Talevski.

Njëri nga transportuesit e akuzuar Xhimi Micevski tha se faturat e tij kanë qenë në përputhje me kontratën, ndërsa për t’i arkëtuar paratë ka qenë i detyruar të bëj grevë, në këtë rast edhe e ka paditur komunën meqë paratë për transportin nuk u janë paguar. Seanca e radhës për lëndën “Transportuesi” është caktuar për 7 mars.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat