Gjendja e komunikacionit në Maqedoni

Maqedonia

Gjendja e komunikacionit në Maqedoni

Më: 23 shkurt 2018 Në ora: 10:51
Ilustrim

Ulje e dukshmërisë për shkak të mjegullës, nga 50 deri 60 metër ka në rrugën Dellçevë – kalimi kufitar Dellcevë, informon Lidhja Auto-Moto e Maqeonisë (LAMM).

Komunikacioni në rrugët e Maqedomisë zhvillohet në korsi kryesisht të lagështa.

LAMM apelon deri te vozitësit që të kenë kujdes maksimal gjatë vozitjes, shpejtësi te përshtatur dhe respektimin e shenjave rrugore. Në ngushtica dhe gryka mali ka mundësi të ketë rrokullisje gurësh, veçanërisht në rrugët Koçan-Kamenica maqedonase-Dellçevë, Vinicë-Berovë, Gostivar-Strazhë, Mavrovë-Dibër-Strugë.

Intenziteti i komunikacionit jashtë hapësirave të qyteteve është mesatar. Në kalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje-dalje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat